Grande interesse in Albania, la lettera di protesta rivolta all’Ambasciatore Albanese

Grande interesse ha suscitato in Albania la lettera di protesta rivolta all’Ambasciatore Albanese in Italia dal titolo “L’altra faccia della medaglia” (parte prima), in merito alla visita del presidente della Repubblica d’Albania, B. Nishani, in Calabria avvenuta il 7 e 8 aprile 2015, quando ha conferito alcune onorificenze ad artisti e intellettuali arbëreshë.
In particolare, il quotidiano “Dita” il 22 agosto 2015, pubblica tutto il contenuto della lettera in lingua albanese e in prima pagina la caricartura “ I Cekëti Ceka”, che fa da introduzione alla lettera citata, così dispiegandosi:
[“Italo Elmo është shkrimtar dhe publicist arbëresh, promotor dhe organizator i eventeve kulturore dhe shkencore mes arbëreshëve të Italisë, president i një qendre të Studimeve dhe Kërkimeve të traditave popullore italo-shqiptare.
Intelektuali 64 vjeçar, ka dërguar një letër të gjatë në redaksinë e DITA-s, tematika e së cilës ekspozon injorancën dhe cektësinë e instancave të larta shtetërore e diplomatike të Tiranës ndaj një pasurie kaq të madhe e të thellë njerëzore e kulturore që ne si komb kemi, arbëreshët e Italisë. Letra merr shkas nga një ngjarje që në fakt mund të ngjajë e tejkaluar.
Në datat 7-8 prill të këtij viti, pra para katër muajsh, presidenti i Republikës kreu një vizitë në Kalabri, ku dekoroi disa intelektualë e artistë arbëreshë. Ceremonitë u kryen, adetet mbaruan dhe kaq.

La caricatura pubblicata sul giornale Dita ("Gazeta Dita"), in Albania
Tirana zyrtare dhe pse jo, shumë prej nesh, ndoshta ende nuk e kemi tretur akoma sot një dukuri të jashtëzakonshme sic janë arbëreshët e Italisë, shqiptarët që kanë ruajtur gjuhën, zakonet, traditat edhe pas 500 vitesh.
Një vitalitet i mahnitshëm, që për hir të së vërtetës fsheh një përpjekje titanike të një populli të mërguar prej pesë shekujsh nga trungu mëmë për të mbijetuar të patjetërsuar, të paasimiluar. Kjo është problamatika që në thelb ngre Italo Elmo, duke marrë shkas nga ceremonitë dhe dekoratat fët e fët të para katër muajve.
Ai kritikon ambasadorin tonë në Romë, Neritan Ceka, për një përzgjedhje sipërfaqësore e klienteliste të njerëzve që duheshin nderuar; e ka me presidentin Nishani që nuk mori mundimin të shijonte manifestimin e traditave të vërteta arbereshe, e padyshim edhe disa kryebashkiakë të zonës së tij që bënë qokat e rradhës.
Më saktë, gjithë historia që denoncon Italo Elmo, është një qokë shqiptare që nisi e bitisi duke lënë të zhgënjyer një copë, më të vjetrën copë shqiptare matanë Adriatikut. Aty ku njerëzit rrallë dhe aspak për mall i viziton ndonjë dinjitar nga Tirana.
Në fund, Italo Elmo ka dhe disa kërkesa ndaj kryeministrit aktual Edi Rama / A.K !.].

Ecco l”Url del sito web del quotidiano “Dita” con la pubblicazione dettagliata della pagina che mette in evidenza l’articolo e relativa vignetta dedicata al duo Ceka-Nishani. Utilizzando il profilo della pagina, il quotidiano ha aperto anche i commenti sul tema in questione: http://www.gazetadita.al/22-gusht-2015/

Anche la TV albanese A1 Report con un video pubblicato in Youtube il 22 agosto 2015, dal titolo “Akuza, Elmo: Nishani e Ceka dhanë dekorata politike në Itali“, divulga la notizia della lettera di protesta contro l’Ambasciatore Albanese in Italia. Ecco l”Url del video in questione: https://www.youtube.com/watch?v=jjdLiKzKRR0&feature=youtu.be.

“Në prill të këtij viti presidenti Nishani ishte për një vizitë dyditore në Kalabri mes arbëreshëve të Italisë. Ndërmjet të tjerash, ai akordoi një serë medaljesh, urdhërash e dekoratash për personalitete të komunitetit italo-shqiptar. Pak ditë më parë, Italo Elmo i drejtoi këtë letër publike, që po botojmë më poshtë me shkurtime, ambasadorit të Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka, duke kritikuar mënyrën e përzgjedhjes prej tij të personaliteteve dhe organizmave që janë vlerësuar.

Autori i letrës është shkrimtar dhe publicist, promotor dhe organizator i eventeve kulturore dhe shkencore në trevat e banuara nga arbëreshë në Itali, si dhe president i Qendrës Studimore dhe të kërkimeve të traditave popullore italo-shqiptare”.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *

*
*